Dita e hënë e shpallur si një ditë pa makina në Shqipëri nga kryeministri Edi Rama është pritur me ironi në rrjetet sociale. Genc Sejko, i njohur si djali i memeve shkruan se e hëna do të jetë pa makina, ndërsa e marta pa bukë.
“Për të kursyer qeveria do shpalli të hënën, ditën pa makina. Ndërsa të martën, ditën pa bukë,”- shkruan ai në Facebook, status që ka hapur mjaft replika.