Southampton mund të ketë një taktikë sekrete. Klubi i Premier League shpesh herë ka barazuar ose përmbysur rezultatin pas 60 minutash lojë këtë sezon. Një detaj që intrigoi The Athletic, aq sa faqja sportive bëri një kërkim të detajuar. Vetëm dhjetë ditë më parë, skuadra e Ralph Hasenhuttl fitoi 3-2 ndaj Tottenham, një rezultat që erdhi me përmbysje.
Dhe nuk është hera e parë që ‘shenjtorët’ në pjesën e dytë arrijnë të gjejnë energjinë e duhur për të ndryshuar fatin e një ndeshjeje. Athletic ka studiuar rastin e tyre dhe ka vënë në dukje se në shumë ndeshje një nga lojtarët e Southampton, në minutën e 60-të dhe 70-të të lojës, bie në tokë dhe merr trajtim nga stafi mjekësor.
Çdo herë, gjatë këtij pushimi të shkurtër të lojës, shenjtorët konsumojnë xhel energjie duke marrë frymë. Kjo ka ndodhur në 14 nga 24 ndeshjet e tyre në Premier League deri më tani. Një akuzë që u vu re për shembull në ndeshjen kundër Tottenham. Shenjtorët humbën 1-2, por në finale arritën ta fitonin ndeshjen 3-2. Ralph Hasenhuttl arriti t’i shtrydhte lojtarët e tij deri në pikën e fundit, pavarësisht një sezoni rraskapitës.
Athletic zbuloi gjithashtu se normalisht është një sulmues që bie në tokë dhe merr shërim. Adam Armstrong është futbollisti i klubit i cili u ka rënë më shumë në tokë (4 herë) midis minutave 60 dhe 70. Kundër Tottenham ishte Che Adams ai që u rrëzua në minutën e 63-të, përpara se edhe Armando Broja të merrte një trajtim të gjatë menjëherë pas golit të Son Heung-min në minutën e 70-të. Ish-fizioterapisti i Ëolverhampton, Phil Hayëard, i tha uebsajtit sportiv: “Jam i sigurt se mjekët e sportit kanë rekomanduar dhe sugjeruar se kur duhet bërë dhe Hasenhuttl i dha dritën jeshile”. A do të jetë ky sekreti i vërtetë i suksesit të Southampton?





