Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në Vimercate të Italisë, ku kanë sekuestruar 142 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga janë vënë dy të rinj shqiptarë.
Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte e fshehur në 4 automjete të ndryshme që ndodheshin në garazhet e një pallati dhe që ishin marrë me qira.
Gjithashtu bëhet e ditur se operacioni ka ndodhur më 27 shtator, por është bërë publik vetëm orët e fundit.
Ndërkohë në Milano është vënë në pranga një person i tretë, edhe ky shtetas shqiptar, të cilit dy bashkëkombësit i kishin dorëzuar një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë.
Në total droga e sekuestruar arrinte në mbi 200 kilogramë.