Sekuestrohen 256 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, shoferi arrestohet pasi tentoi ti largohej policisë

0

Në kufirin greko-shqiptar, policia greke ka kapur 256 kg marijuanë.

Mësohet se fillimisht policia ka pikasur një automjet i cili vinte nga kufiri i gjelbër dhe në momentin kur i ka bërë shenjë për të ndaluar, drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë për tu larguar.Forca të shumta policia u vunë në ndjekje të automjetit, duke arritur ta ndalonin në Prevezë.

Nga policia u ndalua shoferi i cili ishte një shtet grek, ndërsa brenda në automjet u gjetën 8 çanta me nga 42 pako, të cilat përmbanin 265 kg 310 gram marijuanë.

Ndërsa në banesën e shoferit dhe në automjet u gjetën edhe dy pako të vogla me 6.9 gram heroinë. Gjithashtu nga policia është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, një tjetër shtetas grek, i cili është kapur në Aitiloakarnania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu