Sekuestrohen 74 mijë euro në Kakavijë/ Dy të arrestuar, në kërkim pronari i një agjencie udhëtimi

0

GJIROKASTRA- Në pikën kufitare të Kakavijës gjenden të fshehura në autobusin e një agjencie udhëtimi dhe sekuestrohen 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara.

Në pranga kanë përfunduar, drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë.

Procedohet penalisht drejtuesi tjetër i autobusit.

Shpall në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit, i cili ishte pritësi i shumës së parave.

Sasia monetare u gjet e  fshehur në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani).

Shuma e parave, dokumentet false dhe 4 celularë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.