Selanik, dy persona të maskuar hynë në lokal dhe e goditën me thikë në këmbë, plagoset shqiptari

0

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas mesnate në Selanik. Ngjarja ndodhi rreth orës 01.00 (ora lokale) në një kafene ku shqiptari ishte i punësuar.

Mësohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda dhe kanë plagosur me thikë në këmbe 44-vjeçarin.

Fill pas ngjarjes autoret pas plagosjes janë larguar. Ndërkohë që shqiptari është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia vazhdon hetimet.