Selia e PD-së skenë krimi! Rrethohet zona, policia nis kqyrjen e dëmeve, kryeprokurorja: Përgjegjësit para ligjit

0

Selia e Partisë Demokratike është rrethuar me shiritin e verdhë të policisë, pasi zona tashmë konsiderohet skenë krimi.

Në ambientet e PD-së, protestuesit demokratë përdorën dhunë, duke thyer dyert dhe dritaret e godinës.

Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa disa nga protestuesit mbetën të lënduar.

Deri më tani, disa shtetas janë shoqëruar në polici, ndërsa kryeprokurorja Elizabeta Imeraj u shpreh se do të ndiqet çdo situatë dhe se përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu