Sensacion nga Lojërat Olimpike/ Kush është italiani që zuri fronin e Usain Bolt dhe shpallet njeriu më i shpejtë në botë (VIDEO)

0

Një italian zë fronin e njeriut më të shpejtë në botë.

Lamont Jacobs shkruan historinë në atletikë dhe për sportin italian duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Edhe pse goxha larg rekordit botëror të xhamajkanit, Jacobs ka mbyllur garën finale të 100 metrave i pari në Tokyo me kohën 9:80.

Me këtë rezultat ai thyu rekordin europian. Në vendin e dytë u rendit amerikani Fred Kerley me kohën 9”84 dhe në të tretin kanadezi Andre de Grasse me kohën 9”89.

Edhe vetë italianët janë surprizuar dhe askush se priste që pasuesi i Usain Bolt të ishte pikërisht një garues italian dhe për Jacobs është një histori e jashtëzakonshme suksesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu