Serbët i tremben shqiptarëve, presidenti i federatës: Zoti na ruajt nga Shqipëria

0

Shqipëria dhe Serbia janë kualifikuar të dyja për në Kampionatin Europian 2024.

Kuqezinjtë duke qenë në vazon e dytë si kokë e Grupit E dhe Serbia në vazon e katërt, mund të përballen me njëra-tjetrën në fazën e grupeve në Gjermani.

Por ndryshe nga shqiptarët që mezi po e presin një përballje të tillë, serbët janë më të trembur.

I pari që e ka shfaqur një frikë të tillë është presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić. Ky i fundit gjatë një interviste televizive ka treguar se me cilën Kombëtare nuk do donte kurrë të përballej.

Duke renditur më të fortat, ai përmendi edhe Shqipërinë duke thënë: Zoti na ruajt nga Shqipëria!

“Të gjithë kemi të drejtën e dëshirave, por dëshirat janë një gjë dhe realiteti tjetër. Nuk mund t’i them jo vetëm Gjermanisë, Spanjës, Francës. Janë të vështira, por edhe Rumania, Zoti na ruajt nga Shqipëria… Të gjitha mund të na shkaktojnë një problem”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu