Serë kanabisi në mes të pyllit në Krujë, policia në kërkim të autorëve

0

Operacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër” vazhdon dhe është goditur një tjetër rast në fazën fillestare të kultivimit të bimëve narkotike.

Komisariati i Policisë Krujë, Stacioni i Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë kanë bërë kontroll intensive në zona të pyllëzuara të qarkut për të parandaluar dhe goditur këtë veprimtari kriminale.

Në këtë kontroll, janë gjetur dhe sekuestruar 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje. Në një territor të fshatit Mafsheq, Krujë, skuadrat policore të operacionit “Territor i pastër” kanë konstatuar një serë të improvizuar brenda së cilës janë gjetur kubikët e sekuestruar.

Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë veprimet hetimore për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e kësaj veprimtarie kriminale. Kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike vijojnë në të gjithë territorin e rrethit.

Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu