Serë me 2600 fidanë ‘ferma’ e kanabisit, në pranga babë e bir

0

Babë e bir janë prangosur sot në Shkodër, pasi akuzohen se kanë mbjellë 2600 fidanë kanabisi brenda një sere në fshatin Melgushë të Vaut të Dejës, në Shkodër.

Policia e Shtetit u njoftua në rrugë operative se dy persona kishin mbjellë kanabisi, e pas kontrolleve në terren, gjetën babë e bir duke punuar brenda saj.

Kështu në që pranga kanë përfunduar: L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç, të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu