Sergio Mattarella, presidenti që mafia i masakroi vëllain

0

Italia e ka tashmë një President e sherret politike kanë marrë fund. Juristi siçilian Sergio Matarella u zgjodh për herë të dytë President i Republikës.

Por kush është Sergio Matarella

El Mundo shkruan se Matarella është i biri i një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Alchide de Gasperi-t, babai i Italisë moderne, i cili ka qenë disa herë ministër. Ai i përket një familje që ka sakrifikuar në luftën ndaj mafia-s siçiliane. Vëllai i tij, Piersanti Matarella u masakrua me urdhër të posaçëm të Toto Riina-s, një mrej mafiozëve më të rrezikshëm të Italisë.

Piersanti Matarella hipi në makinën e tij dhe u nis të shkonte në zyrën ku shërbente si President i rajonit të Siçilisë, por nuk arriti dot kurrë. Ai kishte refuzuar të jepte tendera dhe leje ndërtimi për pjesëtarët e grupit të Toto Riina-s dhe e pagoi me jetën e tij.

Sergio Matarella ka shërbyer në poste të rëndësishme të vendit si zëvendëskryeministër, ministër i Mbrojtjes, Ministër i Arsimit dhe Anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pas shpërbërjes së Partisë Demokristiane Italiane, Matarella nuk pranoi të bashkohet me Silvio Berlusconin, por themeloi qendrën e majtë italiane. Sergio Matarella është njohur si burrë shteti e njeriu i vizioneve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu