Serie A/ Vlahovic tërheq Juven, ngecin Napoli e Lazio, ndryshojnë balancat pas javës së katërt (VIDEO)

0

Një Juventus jo i bukur, por efikas. “Zonja e Vjetër” bën saktë detyrat e shtëpisë, siguron një tre pikësh me shumë peshë pas fitores së pastër 2-0 përballë Spezia-s.

Dusan Vlahovic dhuron një tjetër perlë nga goditja e dënimit, një ekzekutim perfekt, duke kaluar Juven në avantazh që në minutën e 9-të. I kushtëzuar nga mungesat e shumta dhe nga një rotacion i lehtë, ekipi i Allegrit e kishte shumë të vështirë të mbyllte ndeshjen.

Në minutën e 85-të, hodhi në fushë Milik, me polakun që dërgoi topin në rrjetë në shtesë duke hipotekuar këtë sukses të bardhezinje, një debutim perfekt për blerjen e kësaj merkatoje vere. Falë këtij trepikëshi, Juve ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 8-të pikëve, po aq sa edhe Napoli, Milan e Lazio.

 

 

Të tre rivalët e tyre ngecën në këtë javë të katërt të Serie A. Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpinë përballë Lecce-s. Me të njëjtin rezultat mbylli dhe Lazio këto javë në sfidën kundër Sampdoria-s.

Pas javës së katërt, Serie A kryesohet nga Roma me 10-të pikë, e ndjekur nga Inter me një pikë më pak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu