Sërish aksident i trefishtë! 3 makina përplasen fort në Durrës, plagoset pasagjerja

0

Një aksident i trefishtë është shënuar pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

Fillimisht një makinë me drejtues shtetasin me iniciale B.R. është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga shtetasi R.P.

Më pas makinat kanë goditur automjetin e tretë që drejtohej nga shtetasi O.S.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në makinën që drejtohej nga shtetasi B.R. pasagjerja është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në aksin rrugor Durrës- Tiranë, një automjet me drejtues shtetasin B. R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin O. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja shtetasja H. P., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi R. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu