Aksident në seri në aksin Vlorë-Fier. Makina përmbys në rrugë

0

Aksident në seri në aksin Vlorë-Fier. Tre mjete janë përplasur mes tyre. Mësohet se një nga makinat është përmbysur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur te mbikalimi i Novoselës. Paraprakisht mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Policia njofton se në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu