Sërish bashkë! Loredana poston foton përkrah Mozzik!

0

Mozzik dhe Loredana janë prej disa muajsh në qendër të mediave rozë, pasi të shumta kanë qenë rastet kur është thënë se ata janë kthyer sërish bashkë. Mirëpo, rreth kësaj, çifti të cilët kanë një vajzë që quhet Hana, nuk kanë foluar kurrë publikisht dhe nuk kanë dhënë asnjë shenjë të konfirmuar për një ribashkim.

Gjithsesi, fotografitë e sotme të postuara nga artistët vërtetojnë edhe një herë se ata janë kthyer me njëri-tjetrin. Të dy kanë kaluar kohë në të njëjtën studio duke punuar në këngë të reja dhe duke etiketuar të njëjtin producent.

E si të mos mjaftonte kjo, Loredana ka publikuar një foto në ashensor pranë një mashkulli dhe të gjithë jemi të bindur që ai është Mozzik.

Jo vetëm se së fundmi kanë qenë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por personi në foto mban të veshur një xhup të njejtë me atë të Mozzik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu