Sërish tym dhe flakë para bashkisë! Mbështetësit e opozitës djegin gomat, policia u hedh ujë

0

Një tjetër protestë po zhvillohet sot përpara bashkisë së Tiranës, aty ku mbështetësit e opozitës janë mbledhur prej javësh tashmë.

Nga pamjet shihet se protestuesit kanë sjellë me vete kapsolla, vezë dhe goma, të cilat i kanë vendosur në pjesën e parme të bashkisë.

Gomat më pas kanë nisur t’i djegin, ndërsa tymi është përhapur. Pas kësaj policia u është përgjigjur duke i hedhur ujë. Nga ana tjetër policia ka blinduar zonën, duke qëndruar në gatishmëri, kjo pasi protestat e mëparshme të mbështetësve të opozitës kanë pasur trazira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu