S’është në përputhje me besimet fetare, Algjeria ndalon shfaqjen e filmit “Barbie” në kinema

0

Sipas Ministrisë së Kulturës së Algjerisë, filmi i mirënjohur promovon homoseksualitetin dhe nuk është në përputhje me besimet fetare dhe kulturore të vendit.

ALGJERI- Tre javë pas daljes në kinematë në Algjeri, shfaqja e filmit “Barbie” u ndalua në vendin e Afrikës Veriore, pas një kërkese të Ministrisë së Kulturës lokale.

Sipas arsyetimit të vendimit, filmi i njohur promovon homoseksualitetin dhe nuk është në përputhje me besimet fetare dhe kulturore të Algjerisë, siç tha një burim zyrtar për Reuters.

Vihet re se “Barbie” shkaktoi reagime të ndryshme në botën arabe, ku Kuvajti ndaloi shfaqjen e saj pak ditë më parë, për të mbrojtur “moralin publik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu