Sfidojnë Kosovën dhe Shqipërinë/ Nis vaksinimi i serbëve të Kosovës

0

 

Paralel me Serbinë, edhe në veri të Kosovës filloi vaksinimi për minoritetin serb. Të parët që po vaksinohen janë të moshuarit dhe më pas do të jetë personeli shëndetësor. Ndryshe nga Serbia, autoritetet në Kosovë nuk e dinë ende se kur do të mbërrijë vaksina dhe kur do të fillojë vaksinimi.

Në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër Covid-19, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila para disa ditësh mbërriti në Serbi. Sipas presidentit Aleksandar Vuçiç “vaksinimi ka filluar në Leposaviç dhe në Mitrovicën Veriore.

“Kjo vaksinë është për personat mbi 75-vjeç. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiç të premten në aeroportin ushtarak të Batajnicës. Ai i ka bërë këto komente pas pranimit të pajisjeve mjekësore nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në Kosovë sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe funksionon brenda sistemit serb.

Sipas presidenti Vuçiç, Serbia do të marrë vaksina çdo javë dhe pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpitë e kujdesit, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.

Ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, tha se vendi do të marrë rreth 60,000 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.

“Kontingjenti tjetër do të arrijë në 4 janar, pastaj më 11 dhe dinamika e dorëzimit do të jetë çdo javë. Kjo është e mjaftueshme për shtëpitë e të moshuarve dhe për punonjësit e shëndetësisë”, tha ai. Ndryshe nga Serbia, autoritetet në Kosovë nuk e dinë ende se kur do të mbërrijë vaksina dhe kur do të fillojë vaksinimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu