Shakira ‘fundos’ Pique, Xavi i kërkon të largohet nga Barcelona

0

Gerard Pique mund t’i japë lamtumirën Barcelonës gjatë kësaj vere sepse këtë po ia kërkon vetë miku i tij Xavi, si pasojë e ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi dhe divorcin me këngëtaren kolumbiane Shakira.

Lajmi është shpërndarë nga mediat spanjolle të cilët kanë bërë të ditur se Xavi e ka cilësuar si “joprofesioniste” sjelljen e Pique para se t’i bënte këtij të fundit të ditur se nuk e shihet më si pjesë e katalanasve. “Sport” bën të ditur se një nga shqetësimet e mëdha të Xavit ka qenë prej kohësh fakti se Pike është i shpërqendruar edhe nga bizneset e shumta që ka jashtë fushës së lojës, të cilave tashmë u janë shtuar edhe telashet e jetës personale.

Raportohet se trajneri i Barçës ka folur personalisht me Pique duke i bërë të qartë se nuk do të jetë më pjesë e planeve të tij. Po në të njëjtën kohë, është mësuar se Pique ka refuzuar të largohet, pasi është i bindur se mund të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm në klub. Kështu është krijuar një situatë e pazakontë dhe problematike, pasi katalanasit i detyrohen atij më shumë se 30 milionë euro rroga të prapambetura që lojtari i ka shtyrë për të ndihmuar në mes të krizës financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu