Shakira, sërish në garën e Formula 1, por këtë herë….

0

Që pas ndarjes nga Pique, Shakira është bërë një nga personazhet për të cilat është folur më shumë në mediat rozë. Gjatë javëve të fundit, është raportuar nga mediat  se ajo mund të ketë nisur një lidhje me yllin e Formula 1, britanikun Hamilton.

Ylli kolumbian ka qenë e pranishme në pistën e Barcelonës aty ku u mbajt Çmimi i Madh i Spanjës. Këngëtarja u shfaq e qeshur në tribunat e pistës, ndërsa ndoqi nga afër makinat që lëviznin me shpejtësi të lartë.

Por askush nuk e priste që në tribunë të shfaqej edhe ish-bashkëshorti Gerard Pique. Të dy palët  u përfshinë në listën e të ftuarve VIP që morën pjesë në pistën e Barcelonës.

Në fillim të Majit, 46-vjeçarja dhe 38-vjeçari i F1 u fotografuan së bashku teksa kanë lundruar përgjatë vijës bregdetare të Majemit.

Megjithatë, deri tani asnjë prej të dyve nuk ka konfirmuar një lidhje të mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu