Arbana Osmani ka marrë vëmendjen e të gjithëve nga pushimet e saj në Maldive ku vëmendjen e morën shapkat e saj nga koleksioni i Pradës që kapnin shifrën marramendëse 842 dollarë. Por së fundmi nuk kanë qenë shapkat në vëmendjen e fansave të Arbanës por këmisha e saj.
Në një video të publikuar nga moderatorja në Instastory Arbana shikohet me një këmishë, gjithçka në rregull deri këtu por këmisha duket se nuk kap dot shifrën e shapkave pasi është e grisur. Nga Maldivet ku po pushon me Eduard Grishajn dhe dy djemtë Arbana Osmani si duket nuk e ka problem të shfaqet dhe me shapka 842 dollarë dhe me këmishë të grisur.






