Sharruan hekurat me limë, detaje të reja nga arratisja e 4 shqiptarëve nga burgu

0

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arratisjen e 4 shqiptarëve dhe një shtetasi pakistanez në burgun e Hania në Greqi.

Ata ishin dërguar në ishullin e Kretës dhe pritej të çoheshin këtë të hënë paradite në burgun e Ajias në Hania, por në rrethana ende të paqarta mundën të largohen nga rajoni i policisë.

Të arrestuarit, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende me dije ishin të dënuar për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe trafik droge.

Por si arritën ata të arratiseshin dhe të mos kapeshin nga oficerët e burgut?

Sipas mediave greke, të burgosurit kanë sharruar hekurat me limë dhe me pas kanë çarë murin me forcë duke përdorur hekurat. Duket se ata e kishin planbifikuar me herët lëtë plan që ka funksionuar mirë.

Autoritetet greke kanë nisur menjëherë punën për kapjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu