Shau rëndë futbollistin shqiptar, UEFA nis hetimet ndaj Arnautoviç

0

Sulmuesi ashtriak Marko Arnautoviç i befasoi të gjithë pas realizimit të golit në ndeshjen Austri-Maqedoni e Veriut, ku iu drejtua futbollistit shqiptar Ezgjan Aliovski dhe e shau keq.

“Të q**** mamanë shqiptare”- ishte kjo fraza e rëndë që përdori Arnautoviç ndaj shqiptarit. Më pas sulmuesi i Austrisë pranoi gabimin që kishte bërë dhe kërkoi falje.

Por kjo gjë mesa duket nuk do të kalojë lehtë nga UEFA. Mësohet se institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka nisur një hetim disiplinor ndaj sulmuesit.

Në një deklaratë të UEFA-s thuhet: “Në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Etik dhe Disiplinor është caktuar të kryejë një hetim në lidhje me incidentin mes Marko Arnautović dhe Ezgjan Aliovski, që ndodhi në ndeshjen gjatë Kampionatit Evropian 2020, midis ekipeve kombëtare të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021″.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu