Dy anije ushtarake patrullimi u dërguan sot nga SHBA për flotën e Ukrainës në portin jugor të Odesa, mes zhuramve në Perëndim se Rusia mund të sulmojë fqinjin e saj.
Dy mjetet ushtarake detare të kategorisë se mesme, janë pjesë e paketës së ndihmës së sigurisë nga Uashingtoni.
Ato mbërritën në portin e Detit të Zi në bordin e një transportueseje, sic raportonin fotografët e rrjetit AFP.
SHBA ka thënë se ka furnizuar ushtrinë e Ukrainës me ndihma deri në $2.5 miliardë që prej nisjes së konfliktit.
Dy mjete të tjera të të njëjtit tip janë dërguar për Ukrainën në 2019, për patrullime në detin e Zi dhe detin Azov, tha ministria vendase e mbrojtjes.
Deti i Zi është një rajon i ndjeshëm për Rusinë, e cila kontrollon gadishullin e Krimesë që prej aneksimit nga Ukraina në 2014.
Prej atëherë, Kievi lufton në konfliktin në lindje të vendit me separatistët pro-rusë, në konfliktin që deri tani ka marrë më shumë se 10,000 jetë.
Sot zëdhënsi i prsidentit Vladimir Putin tha se Kremlini është i shqetësuar për armatimet që vijnë nga perëndimi në Ukrainë.
Rusia ka thënë se nëse Kievi përdor dronë në konfliktin në lindje, do të kundërpërgjigjet me mjete të ngjashme për separatistët.