SHBA kundër Izraelit, plani amerikan për të ardhmen e Rripit të Gazës

0

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndahen për të ardhmen e Rripit të Gazës. Një ditë më parë kryeministi Izraelit zbuloi për herë të parë planin e kontrollit të këtij territori pas luftës, por aleati kryesor i tij, Joe Biden është kundër. Jo vetëm që SHBA nuk e mbështet ripushtimin e Gazës nga Izraeli, por është kundër tkurrjes së territorit aktual, madje shkon edhe në një plan më afatgjatë, zgjidhjen e konflikteve një herë e mirë për të shmangur gjakderdhjen në këtë zonë të globit. Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, gjatë një vizitë në Japoni, përshkroi planin aktual, por me disa pika tërheqje nga ai fillestar.

Vijat e kuqe të Planit Amerikan

Ajo çfarë Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë është ripushtimi i Gazës nga Izraeli, pasi kjo e fundit të jetë pastruar nga grupi i Hamasit. Për Uashingtonin, siguria e zonës dhe vendosja e paqes është shumë e rëndësishme pasi kjo nuk I jep mundësi Teheranit që të fuqizohet nëpërmjet grupeve terroriste. Madje, amerikanët mendojnë se prania afatgjatë e trupave ushtarake në një zonë vetëm krijon probleme, dhe për këtë Joe Biden ka dhënë shembullin e Afganistanit.

Një pikë tjetër e panegociueshme për amerikanët është që territoret e Rripit të Gazës në asnjë rrethanë nuk duhet të jenë të tkurrura pas përfundimit të operacioneve. SHBA-të e bënë të qartë se një Gazë më e vogël nuk do të pranohet dhe në fakt, përmes burimeve nga Departamenti i Shtetit duket se po kërkojnë një zonë më të madhe për të ardhmen e civilëve palestinezë, raportojnë mediat e huaja. Kjo përforcohet nga ideja se presidenti amerikan e ka kuptuar se shtypja e palestinezëve do të krijojë ndonjë “përbindësh” të ri në këtë zonë.

Në këtë kontekst, Uashingtoni duket se po përpiqet të sjellë një tjetër traktat të ri në zonë, që duket të jetë një kufi i palejueshëm për partnerët ekstremë të kryeministrit izraelit sesa për të: çmontimi përfundimtar i murit të Gazës dhe angazhim paralel se rajoni nuk mund të vazhdojë të mbetet energjikisht dhe logjistikisht “rob” i Izraelit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu