Shtetet e Bashkuara të Amerikës njësoj si Bashkimi Europian kanë përshëndetur futjen për diskutim në Parlament të projektligjit për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.
Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, thuhet se zgjatja e organeve të Vetingut e bën Shqipërinë më të vendosur në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe janë dakord se mbështetja për amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit. Vazhdoni të ecni përpara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane Tiranë.