Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije paraprakisht se shoferi me inicialet K.A, i automjetit tip “Benz” me targa GJ9237A ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me murin rrethues të një banese .
Mësohet se shoferi është derguar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës pasi është lënduar në kokë. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.