“SHBA, mbështetje të palëkundur për zbatimin e Reformës në Drejtësi”, ambasadorja Kim në konferencë

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ishte sot e pranishme në Konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane – Në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”, ku foli për raportet mes dy vendeve, që kanë ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë në këto 30 vite.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim është ndalur te Reforma në Drejtësi dhe mbështetja që ka dhënë SHBA për realizimin e saj.

“Gjatë tridhjetë viteve të shkuara, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar dhe janë rritur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner i fortë, aleate dhe mike e Shqipërisë teksa Shqipëria forcon demokracinë e saj, hap ekonominë dhe ofron mundësi për të gjithë njerëzit e saj. Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç bënë edhe kur mbështetën kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO… Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e palëkundur në përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformën në drejtësi, për të forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen dhe për të krijuar kushtet për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të begatë për Shqipërinë, si një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të gjithë rajonit”, ka theksuar ambasadorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu