Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, po shqyrton sipas disa raporteve në mediat ndërkombëtarë, mundësinë e nisjes së një reality show, ku emigrantët të konkurrojnë mes tyre për të marrë shpejt shtetësinë amerikane.
Daily Mail citon për këtë pohim producentin Rob Worsoff, i cili ia paraqiti departamentit propozimin e tij. Zëdhënësja Tricia McLaughlin tha se programi ishte “në fazat e hershme” të një procesi vlerësimi. E teksa polemikat sa vjen e rriten, në një intervistë për Wall Street Journal, Worsoff u përpoq të nënvizonte kjo nuk do të jetë një “Hunger Games” për emigrantët. Worsoff, dhe vetë i ardhur nga Kanadaja, pohoi se programi do të quhej “Amerikani”, një emër që i referohet edhe trenit i cili do t’i çonte emigrantët në të gjithë vendin përgjatë fazave të ndryshme të garës.
Formati i reality show përfshin mundësinë që persona të famshëm, të cilët edhe vetë kanë qenë të ardhur, të mirëpresin emigrantë, të cilët më pas në gara të ndryshme si kërkimi për molusqe në Maine ose rafting në Kolorado. “Unë nuk kam asnjë lidhje politike. Si emigrant që jam edhe vetë, thjesht po përpiqem të bëj një shfaqje që feston procesin e emigrimit dhe cel një diskutim kombëtar rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh amerikan, përmes syve të atyre që e duan më shumë”, tha producenti për Daily Mail.
Zëdhënësja McLaughlin sqaroi megjithatë se Departamenti i Sigurisë Kombëtare, merr çdo vit me” qindra propozime për programe televizive”, duke përfshirë këtu dokumentarë mbi operacionet kufitare të kryera nga divizionet e tij. “Çdo propozim kalon përmes një procesi të plotë verifikimi përpara se të refuzohet ose miratohet,” u shpreh McLaughlin, duke shpjeguar se plani i Wrsoff ende as është miratuar, e as është refuzuar nga stafi. Ajo mohoi sakaq që sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem të ketë qenë në dijeni, apo të ketë mbështetur idenë e këtij reality show.