SHBA sanksionon kryeministrin e Bosnjës, Açka: Pastë këmbën e mbarë! (Postimi)

0

Deputetja demokrate Flutura Açka ka shpërndarë në rrjetin e saj social Facebook, lajmin e bujshëm për sanksionimin e kryeministrit të Bosnjës nga DASH.

Açka shkruan se ashtu siç Zyra Amerikane e Thesarit sanksionoi Fadil Novaliç për abuzimin me të dhënat e qytetarëve, njëjtë do u vijë radha dhe “fadilëve” të tjerë në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Tërhiqe këmbën, o Fadil!
Edhe fadilëve tanë do t’u vijë ora shpejt, ndoshta e dinë prandaj sikur i ka zënë nervoza kohë të fundit.
Patronazhistin tim, Blendi Gj, dikush e urdhëroi të më numëronte hapat, kafshatat dhe kafetë. Edhe të dhënat e mia, si qytetare shqiptare, dikush i grabiti për partinë që vodhi zgjedhjet e 25 prillit të kaluar.
Qeveri si ndërtim pa leje – e ardhur me vota të vjedhura.
Parlament si ngrehinë mafioze – e mbushur me kriminelë me pushtet, që vjedhin vullnete.
Shqipëri si peizazh fajtor – nuk është më pronë e shqiptarëve, por e oligarkëve.
Ndaj pastë kēmbën e mbarë në sanksionet e Zyrës Ametikane të Thesarit ndaj Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës, Fadil Novaliç!
Edhe ky përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet.
Shih rrushi rrushin e kalbur e rrudhu Shqipëria!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu