SHBA-të certifikojnë 11 majin: Urojmë popullin e Shqipërisë, presim të vazhdojmë partneritetin

0

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se uron popullin e Shqipërisë, në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara.

Më tej, ambasada shprehet se SHBA pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.”, shkruan ambasada e SHBA.