SHÇBA e prangosi sot! Kush është Gurra, dikur Komisar i hetuar pas masakrës së Pukës

0

– Qetsor Gurra, pedagogu i Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit që u vu sot në pranga Drejtoria Rajonale në Tiranë e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në është hetuar edhe më herët. Mësohet se Prokuroria e Pukës ka çuar për hetim Gurrën gjatë kohës që ka qenë i emëruar në gradën Komisar në Pukë.

Ridvan Bushati, shef i seksionit të hetimit dhe parandalimit të krimit, nënkomisar Kol Zaja, specialist i të njëjtit seksion dhe kryeinspektor Lulzim Latifi, nënspecialist.

Të gjithë zyrtarët u hetuan për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 29 qershor 2012, kur konfliktet mes familjes Markaj dhe Përmarkaj arritën kulmin me përdorimin e kallashnikovëve.

Ç’ndodhi më 29 qershor?

Hil dhe Paulin Markaj, vëllezër me njëri-tjetrin u ekzekutuan me armë zjarri dhe tre persona të tjerë nga e njëjta familje mbetën të plagosur pas një sherri për pronën. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mjaft të hershëm mes fisit Markaj e Përmarkaj lidhur me një vijë uji vaditëse në tokat e tyre. kjo ngjarje mori edhe emrin masakra e Pukës. Për vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e tre të tjerëve, policia arrestoi dy autorët Fran dhe Bardhok Përmarkaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu