SHÇBA nis verifikimin për vrasjen e policit në Lezhë, hetim përgjegjësve

0

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat po kryen hetime në lidhje me vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha në zonën e Kunë Vainit në Lëzhë.

Krahas Prokurorisë që po merret me pjesën penale të çështjes, struktura e SHÇBA-së po vijon punën e për dokumentimin e përgjegjësive administrative dhe proceduriale që mund të kenë sjellë vrasjen e efektivit të policisë.

Sipas burimeve SHÇBA po bën verifikime nëse efektivet e policisë  kanë zbatuar të gjitha procedurat gjatë organizimit të aksionit anti-kanabis, përfshirë numrin e efektivëve të angazhuar dhe mjetet e posaçme që i janë vendosur në dispozicion efektivave të angazhuar në operacion.

Pjese e hetimit janë edhe 2 dëshmitë e dhëna nga dy efektivët që shoqëronin nënkomisarin e vrarë, Leonard Palushi dhe Petrit Doda të cilët ishin pjese e operacionit antikanabis teksa me anë të djegies u asgjësuan 62 bimë narkotike.

Po ashtu telefoni i 21 vjeçarit që tashmë ndodhet në laboratorin e policisë pritet të zbërthehet nga hetuesit për të parë komunikimet e fundit të Aldi Ramës.

Një tjetër pikë e hetimit lidhet me mungesën e jelekëve antiplumb dhe të uniformave me shenja dalluese të efektivëve pjesëmarrës në operacion, pasi pak minuta para vrasjes, edhe vetë efektivi Saimir Hoxha është fotografuar teksa asgjësonte bimët narkotike pa uniformë policie.

Policia e Shtetit ka bërë përgjegjës komisariatin e Lezhës për operacionin duke theksuar se pas informacioneve të marra në rrugë operative për ekzistencën e një miniparcelë të kultivuar me bimë narkotike, kanë qenë strukturat e komisariatit që kanë formuar grupin e kontrollit, me qëllim kontrollin e zonës Kune Vain.

Edhe në vetë deklaratën e policisë, pranohet se efektivët kanë qenë me veshje civile dhe vetëm njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu