Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: Do dërgojmë 700 forca shtesë në Kosovë

0

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije se NATO do të dërgojë në Kosovë 700 trupa shtesë, vendim i marrë pas plagosjes së 30 trupave të KFOR nga protestuesit serbë ditën e djeshme.

“Ne kemi vendosur që brenda pak ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues të NATO-s. KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”,- tha Stoltenberg.

Gjithashtu sipas Stoltenbergut, dhuna është duke e kthyer mbrapa Kosovën dhe gjithë rajonin, si dhe i vë në rrezik aspiratat euro-atlantike.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin hapa konkretë për ulje të tensioneve, të përmbahen nga sjelljet e papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja, si rrugë e vetme për paqe afatgjatë”, -theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu