Shefi i spiunazhit: Zbuluam planin e Putin. Sulmi mizor ishte planifikuar

0

Ushtria e Ukrainës beson se 30,000 – 60,000 trupa ruse janë vendosur në territorin ukrainas, raportuar redaktori i sigurisë dhe mbrojtjes i Sky, Deborah Haynes.

Forcat e armatosura ukrainase kanë thënë gjithashtu se plani pushtues i Rusisë synon të bllokojë kryeqytetin, Kievin dhe të krijojë një korridor tokësor në bregun juglindor të Ukrainës drejt Gadishullit të Krimesë – të cilin Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Pushtimi rus i Ukrainës ishte një “agresion i planifikuar prej kohësh, mizor”, ka thënë shefi i Shërbimit Informativ Sekret të Mbretërisë së Bashkuar.

Richard Moore, kreu i MI6, shkroi në Twitter: “Komunitetet e inteligjencës së SHBA dhe Britanisë së Madhe zbuluan planet e Putinit për Ukrainën.

“Ne ekspozuam përpjekjet e tij për të krijuar ‘flamur të rremë’, sulme të rreme për të justifikuar pushtimin e tij. Ne zbuluam planet e tij për të vrarë liderët dhe zyrtarët e lartë ukrainas. “Ky sulm ishte një agresion i planifikuar prej kohësh, mizor. Asnjë sasi e dezinformatave ruse nuk do ta fshehë këtë fakt nga komuniteti ndërkombëtar.”

Rusia lëshuar më shumë se 160 raketa gjatë sulmit të saj kundër Ukrainës të enjten, ka thënë një zyrtar amerikan i mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu