Shefki Kurtit iu copëtua trupi, hetuesit italianë: Vrasës jo profesionistë

0

Mbetet ende mister vendi se ku është kryer ky krim i tmerrshëm pasi gjatë copëtimit të trupit duhet të ketë pasur gjakderdhje të madhe dhe deri më tani nuk është konstatuar diçka e tillë.
Hetimet e autoriteteteve italiane kanë dalë në përfundimin se Shefki Kurti, 72-vjeçari shqiptar që u gjet i copëtuar në Itali, nuk është vrarë nga një profesionist. Mediat italiane shkruajnë se mbetet ende mister vendi se ku është kryer ky krim i tmerrshëm pasi gjatë copëtimit të trupit duhet të ketë pasur gjakderdhje të madhe dhe deri më tani nuk është konstatuar diçka e tillë.

Ajo që bie tjetër në sy është se autorët nuk janë munduar as të eliminojnë pjesë që identifikojnë viktimën, si një tatuazh që kishte 72-vjeçari me anë të të cilit u bë dhe identifikimi nga familjarët. Nga ana tjetër, vijon marrja në pyetje e fëmijëve të shqiptarit, Alketa dhe Arben, të cilët kanë rrëfyer për autoritetet se babai i tyre nuk kishte armiq.

Arma e përdorur në krim dyshohet të jetë një sharrë rrethore. Trupi i copëtuar i 72-vjeçarit shqiptar u gjet në Adigetto më 28 korrik, disa ditë pasi i moshuari rezultonte i zhdukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu