Shembet çatia e fabrikës, vdes 18-vjeçari shqiptar në Itali

0

Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën aksidentalisht në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 09:00 në zonën industriale Porto Sant’Elpidio.

Sipas mediave italiane, një pjesë e çatisë së një fabrike është shembur dhe djali i identifikuar si Franco Mazelli është rrëzuat duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu