Kuvendi miraton Taulant Ballën, ministër të Brendshëm

0

Me 75 vota pro, 1 abstenim dhe 16 kundër Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.

Ndërsa me 84 vota, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Çuçit nga kjo detyrë.

Gjatë seancës së sotme u miratuan një sërë projektligjesh dhe raportesh:  

Raporti i veprimtarisë së Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve për vitin 2022 votohet me 72 pro, 1 abstenim, 18 kundër

Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 votohet me 73 pro, 18 kundër, 1 abstenim

Raporti i veprimtarisë së INSTAT për vitin 2022 votohet me 72 pro, 18 kundër, 1 abstenim

Raporti i veprimtarisë së ILDKP dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022 votohet me 72 pro, 4 abstenim, 11 kundër

Raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë votohet me 73 pro, 17 kundër, 1 abstenim

Projektligji ‘Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pa kthyera” votohet me 73 pro, 17 kundër, 2 abstenim

Projektligj ‘Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë lidhur me një hua koncesionale për programin ‘përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019’ votohet me 82 pro, 1 kundër, 1 abstenim.

Projektligji ‘Për disa shtesa në ligjin nr.107/2014 ‘për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’ i ndryshuar votohet me  21 pro, 72 kundër, 0 abstenim

Projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ne.55/2015 ‘Për investimet strategjike’ votohet me 22 pro, 72 kundër, 0 abstenim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu