Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë (EMRAT)

0

Dy punëtorë shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë pasi një çati mbi të cilën po punonin u shemb dhe ata u rrëzuan nga kati i tretë.

Aksidenti u raportua se ka ndodhur në “Triq Sir Luigi Preziosi” në Maltë, mëngjesin e 26 prillit.

Sipas “Times of Malta” mësohet se dy burrat, të dy shqiptarë, po punonin në një pronë në ndërtim e sipër, kur në një moment u hodhën në çatinë e pronës ngjitur.

Në atë moment çatia u rrëzua dhe gjithashtu u rrëzuan tavanet e dy kateve poshtë tyre, kështu punëtorët që përfunduan në katin e parë mbi rrënoja.

Dy të rinjve, të moshës 26 dhe 32 vjeç iu dha ndihma e parë nga një ekip mjekësor dhe oficerë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile. Por gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

Më pak se një javë një tjetër shqiptar ndërroi jetë kur një çati u shemb gjatë punimeve në një pronë në Sliema.

Bari Balla, baba i gjashtë fëmijëve vdiq në vend, ndërsa dhëndri i tij, i cili punonte me të, u lënduar por pa rrezik për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu