Shembet muri i stadiumit në Ballsh, zë poshtë disa makina (FOTO)

0

Bylisi dhe Laçi po sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Por përpara se të niste kjo sfidë diçka e pazakontë ka ndodhur në “Adush Muça” të Ballshit.

Një pjesë e rrethimit të stadiumit “Adush Muça” është shembur për shkak të shirave që kanë rënë orët e fundit. Nga shembja e murit janë dëmtuar tre makina që ishin të parkuara afër stadiumit, teksa për fatë të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.