Shembet rruga Gjinar-Zavalinë, rrezikon edhe diga e rezervuarit

0

Nga Ardjan Bërdufi

Shembet rruga Gjinar-Zavalinë.

Reshjet e dendura të shiut rënë gjatë ditëve të fundit kanë bërë që të shembet një pjesë e rrugës që lidh Gjinarin me Zavalinën.

Por rreziku mbetet akoma më i madh për faktin se pikërisht në këtë vend rrezikon të shembet edhe diga e rezervuarit dhe të përmbytë gjithçka që gjen para.

Shembja e rrugës do të izolojë rreth 3000 banorë të kësaj zone.

Burime bënë me dije se për avarinë në fjalë është njoftuar pushteti vendor.

Megjithatë deri më tani nuk është vënë dorë.

Nëse reshjet do të vazhdojnë dhe nuk do të merret asnjë masë, atëherë banorët e kësaj zone do të bllokohen dhe do ta kenë të pamundur të lidhen me Gjinarin apo Elbasanin për çdo nevojë që do të kenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu