Shëndet/ A shkaktojnë ushqimet e shpejta depresion?

0

Studimet kanë treguar se ushqimet e shpejta, të pasura me shumë sheqerna dhe yndyrna ndikojnë negativisht në aktivitetin kimik të trurit, duke nxitur varësi të njerëzve ndaj shijes së tyre.
Mjekët këshillojnë që njerëzit të kenë kujdes me alkoolin, i cili gjithashtu nxit depresionin.
Sipas tyre, njerëzit duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me selenium, një mineral që pakëson depresionin dhe përmirëson humorin.
Sipas agroëeb.org, seleniumi gjendet tek drithërat e plota, arrat dhe peshqit.Këto të fundit janë të pasur me acide yndyrore Omega-3 të cilat mbrojnë qelizat nervore të trurit.
Aktiviteti fizik është gjithashtu një pjesë thelbësorë e shëndetit të trurit, bashkë me probiotikët të cilët përmirësojnë shëndetin e stomakut dhe të mendjes bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu