Ministria e Brendëshme njofton cila është data e fundit e pajisjes me dokumente biometrike

0

Ministria e Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët se aplikimi për dokumente biometrike do të vijojë të jetë i hapur deri më datën 30 dhjetor.

Të gjithë personat që janë të interesuar dhe kanë të nevojshëm pajisjen me mjetet e reja të identifikimit, mund të paraqiten në zyrat përkatëse deri në ditën e parafundit të këtij viti. Më pas puna pritet të rifillojë më 5 Janar të vitit të ardhshëm.

Njoftimi i plotë: Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor

Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.

Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.

Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu