Shëndeti i Mbretëreshës, vendoset lule në kangjellat rrethuese jashtë pallatit të Buckingham

0

ANGLI- Rreth Pallatit Buckingham mund të shihen dhjetëra kamera lajmesh që drejtojnë rezidencën e Mbretëreshës në Londër. BBC shkruan se turistja amerikane Judy Jones, e cila është për vizitë me motrën e saj, tha se i kujtohet kur ka parë kurorëzimin e Mbretëreshës në vitin 1952 në një televizor bardh e zi kur ajo ishte vajzë.

“Gjithë kujtesa ime ka qenë Mbretëresha e Anglisë, është shumë e trishtueshme”, tha ajo.

Përveç turistëve, në shi jashtë portave të pallatit bien në sy edhe britanikët. Londinezja Holly Bell dhe mamaja e saj Rebecca Milner u larguan nga një galeri drejt Pallatit pasi dëgjuan lajmet për Mbretëreshën. Jashtë portave të pallatit deri më tani janë vendosur tre buqeta me lule.

Mbretëresha Elisabeth II është keq. Lajmin e ka bërë me dije vetë Buckingham Palace. Sipas të dhënave të para, mbretëresha është nën vëzhgimin mjekësor në Balmoral pasi bluzat e bardha janë të shqetësuara për shëndetin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu