Kjo shenjë tregon nëse jeni të lumtur në marrëdhënien tuaj

0

Mendoni nëse jeni vërtet të lumtur në marrëdhënien tuaj dhe se personi që keni në krahë është personi i duhur për ju? Një studim i ri hedh dritë mbi faktin se sa të lumtur ndiheni me partnerin tuaj.

Universiteti i Karolinës së Veriut ekzaminoi 8.000 njerëz, për të treguar se nëse marrëdhënia i bën çiftet më të shëndoshë. Rezultoi se një grua vë mesatarisht rreth 12 kg gjatë viteve të para të martesës së saj, ndërsa ato që thjesht kanë një lidhje, 7 kg.

Por ka një zbulim po aq interesant, pasi studiuesit kanë zbuluar se kilet në një marrëdhënie lidhen gjithashtu me sa të lumtur ndiheni me personin që keni në krah.

Sipas gjetjeve, çiftet që kishin nivele më të ulëta stresi, ankthi dhe deklaronin se ndiheshin të lumtur, fituan dy herë më shumë peshë se të tjerët që kishin problemet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu