Shënohet viktima e parë nga tërmeti

0

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi rajonin e Bosnjë dhe Hercegovinës, ku është shënuar dhe viktima e parë dhe janë plagosur disa persona.

Viktima është një 28-vjeçare nga Stolaci në shtëpinë e së cilës ra një gur ndërkohë që prindërit e saj kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen për momentin në spital. Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj. Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti ishte në një thellësi prej 5 km dhe ndodhi 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit në orën 23:07 me orën lokale.

Tërmeti u ndje në të gjithë vendin dhe në të gjithë rajoni duke përfshirë Shqipërinë, Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi fqinjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu