Shërbimi Veterinar Elbasan merr masat kundër gripit të shpendëve

0

Në Qarkun e Elbasanit para 1 muaji u shfaq Gripi i Shpendëve, ku rasti me i rëndë është identifikuar në fshatin Garunjë në Njësinë Administrative Karinë në bashkinë e Peqinit.
Me këtë rast Shërbimi Veterinar në Qarkun e Elbasanit kanë marrë të gjitha masat e duhura për asgjësimin e menjëhershëm të shpendëve të infektuar dhe të gjithë tufës .

Aktualisht ato janë asgjësuar për këtë shkak dhe është bërë edhe dezinfektimi i fermës dhe po mbahet në monitorim të rreptë e gjithë zona përreth. Shef i Shërbimit Veterinar për Qarkun e Elbasanit ,Fatmir Ozuni bëri me dije se kjo epidemi ende nuk është mbyllur dhe po bëhen cdo here kontrollet e nevojshme nga ana e Sherbimit Veterinar.

E përsa i përket fermerëve të prekur nga kjo situatë ende nuk janë subvencionuar nga shteti, pasi janë në pritje të përfundimit të kësaj epidemie.

Ndërkohë Shërbimi Veterinar i këtij qarku dhe fermerët janë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin duke u kujdesur për shpendët, duke u pajisur me certifikatën veterinare dhe fletën e analizave në këtë mënyrë për të larguar dyshimet e çdo qytetari që stepet për të blerë shpendët që tregtohen nga fermerët në zona të ndryshme të qarkut.

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu