Sherr i dhunshëm vetëm pak minuta para ndeshjes, tifozët italianë përleshen me shqiptarët, qëllojnë njëri-tjetrin me shkopinj

0

TIRANË- Përplasje mes tifozëve shqiptarë e italianë vetëm pak minuta para ndeshjes. Videoja që po shikoni tregon përleshjen e dhunshme mes tifozëve shqiptarë dhe italianë, ngjarje e regjistruar në stadiumin ‘Air Albania’.

Ata shihet që qëllojnë njëri-tjetrin me shkopinj. Mbrëmjen e sotme zikaltrit kanë ardhur në Tiranë për tu përballur me kuqezinjtë. Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, por nuk dihet nëse ka ndërhyrë për ndalimin e këtij sherri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu