Një sherr i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku dy të rinj janë filmuar duke grushtuar dhe shkelmuar me forcë njëri-tjetrin.
Videoja është dërguar për redaksinë e JOQ nga një qytetare, e cila më pas ka njoftuar policinë në lidhje me rastin.
Arsyet e sherrit nuk bëhen të ditura, por duket të jetë diçka serioze dhe e rëndë, pasi të rinjtë nuk heqin dorë kollaj.
Në një moment njëri nga të rinjtë rrëmben një gur dhe e qëllon në kokë tjetrin. Ndërkohë një qytetar vihet re aty pranë, por nuk reagon fare për t’i ndarë. Nuk dihet nëse policia ka shkuar në vendgjarje.